Një tjetër bebush për familjen mbretërore

0
207

Familja mbretërore britanike do të zgjerohet teksa mësohet se Princeshë Eugenie dhe bashkëshorti i saj Jack Brooksbank janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ka qenë vetë Pallati Bakingam që ka bërë të ditur lajmin këtë mëngjes.Çifti, i cili u martua në tetor 2018, pritet të sjellë në jetë fëmijën në fillim të vitit 2021.

Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë “të lumtur për lajmin”, sipas një deklarate nga Pallati Buckingham.

Ky do të jetë nipi i parë për Princin Andreë dhe dukeshën e York-ut.

Vajza e tyre e madhe Princesha Beatrice u martua me Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në ëindsor Castle në korrik.

Eugenie, 30 vjeç, ndau lajmin e bukur në Instagram me një foto të ëmbël të dy papuçeve të bebushit me mbishkrimin: “Jack dhe unë jemi shumë të lumtur për fillimin e vitit 2021”.

Ajo gjithashtu ndau një foto të ëmbël të saj dhe Jack duke buzëqeshur për kamerën, që duket se është bërë kohët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here