DETAJE TË REJA/ Fqinjët ishin ankuar për Lefter Zhidru: Ishte problematik me të gjithë

    0
    372

    Për pesë orë rresht Lefter Zhidru bëri rezistencë ndaj policisë duke qëlluar me armë zjarri derisa u ekzektua pasditen e të entjes.

    Banesa ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit dhe më pas u vra i moshuari, është në një gjendje mizerabël.

    Pikërisht në këtë banesë ka jetuar 71-vjeçari Zhidru, që pas një zënke më ish-bashkëshorten e tij, ka shkëmbyer zjarr me policinë dhe ka plagosur dy kalimtarë të rastësishëm.

    Zhidru, duke qëlluar jashtë banesës, ka dëmtuar edhe automjete që ishin parkuar në rrugë. Edhe banorët e pallatit kanë kaluar orë tmerri.

    Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se Zhidru kishte 5 vjet që jetonte në këtë apartament, ku jetonte me gruan dhe vajzën e tyre 13 vjeçe. Fqinjët thonë se zënkat mes tyre ishin përditë, kishte klimë e tensionuar në këtë familje, ndërsa shpesh herë kishte ardhur edhe policia.

    71-vjeçari kishte probleme edhe me fqinjët. Ai mbante levgë dhe me të kërcënonte fqinjët, ngjarje e cila ka përfunduar në gjykatë.

    Fqinja flet për Zhidru. “Ruajti Zoti policët që i binin derën. Ka paur sherre me të shoqen, ndërsa vajza bërtiste”, tha një fqinje.

    71-vjeçari Lefter Zhidru ka nisur të tmerrojë lagjen, duke qëlluar me armë zjarri. Zhidru plagosi edhe 2 kalimtarë të rastësishëm. policia ndërhyri më pas dhe pas një operacioni të mirë-organizuar, u ndërhy dhe ai u vra. Edhe tani, ka shenja plumbash në pallatin ku jetonte i moshuari.

    Nga përplasja, fatmirësisht nuk pati policë të lënduar. Në banesë janë gjetur rreth 5 kg tritol. Fatmirësisht, municioni luftarak nuk shpërtheu, por se tashmë ky municion është sekuestruar. Banesa është marrë nën dorëzim nga policia.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here