Ndërron jetë ikona e muzikës/ E veshur me të zeza magjepsi për vite me radhë filozofët më të mëdhenj francezë

0
387

Ka ndërruar jetë në në moshën 93-vjeçare ikona e vërtetë e këngës francez, Juliette Gréco, pas një karriere historike që zgjati tetë dekada.

E lindur në vitin 1927, Gréco u burgos nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më pas filloi të performonte në bodrumet e club-eve dhe në kafene.

E veshur me të zeza, ajo u bë muzë për filozofët dhe shkrimtarët përfshirë Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus. Ajo ndaloi së performuari në moshën 89-vjeçare, kur mbajti edhe turneun e lamtumirës,informon dritare.net

Gréco ishte gjithashtu aktore e njohur. Ajo punoi me disa nga yjet më të mëdha të kinemasë, Jean Cocteau dhe Ingrid Bergman, Orson Ëelles dhe Ava Gardner.

Ndërron jetë ikona e muzikës, e veshur me të zeza magjepsi

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj