“As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar”/ Mark Frroku i propozon për martesë Rudina Dembacaj dhe gjithçka duket si në përralla

0
400

Ish-deputeti, Mark Frroku i ka propozuar për martesë moderatores së njohur Rudina Dembacajt gjatë pushimeve të çiftit në Kapadokia, në Turqi.

Ka qenë vetë Rudina që ka publikuar sot disa foto nga propozimi ku shfaqet me Markun, i cili i vendos unazën e në një foto tjetër e përqafon.

Rudina shfaqet shumë elegante me një fustan ngjyrë bezhë teksa gjithçka ishte organizuar me detaje nga Marku.

“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të m? bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë”, shkruan Rudina krah fotove.

“As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here