Rreziku nga COVID-19, epidemiologu: Shmangni grumbullimet në shkollë, situata po vështirësohet

0
290

Grumbullimi i mësuesve me prindërit dhe nxënësit në shkollë duhet shmangur. Kështu është shprehur epidemiologu Ilir Alimehmeti në “ABC-në e mëngjesit” ku foli për situatën e koronavirusit në shkollë.

Ai tha se ende është herët për të folur për efektin e virusit në shkolla, dhe se rastet që po shohim sot në institucionet e arsimit, vijnë si pasojë e asaj që ka ndodhur 2-3 javë më parë.

Efekti i COVID-19 në shkollë është shumë herët për t’u vlerësuar. Rastet që ne shohim sot janë më tepër efekti se çfarë ka ndodhur dy-tre javë më parë”, u shpreh epidemiologu.

Epidemiologu sqaroi se në këtë fazë të koronavirusit qytetarët janë më të përgatitur në lidhje me COVID-19, ndryshe nga fillimet kur u shfaq, ku dihej shumë pak për trajtimin e tij. Por gjithashtu ai sqaroi se duhen shmangur grumbullimet e fëmijëve me prindërit.

“Grumbullimi i fëmijëve më prindërit, mësuesit në shkollë duhet shmangur”, tha ai.

“Situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar. Por testimet janë ato që do të mbushin boshllëkun e informacionit. Distanca, higjiena dhe maska vlen për çfarëdo lloj virusi respirator”, tha Alimehmeti.

Ndër të tjera epidemiologu shtoi se rreziku nga lëvizjet më urban është më i lartë se në kinema.

“Besoj që numri i personave që lëvizin me transport është shumë më i lartë se personat që shkojnë në kinema”./ ABC News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here