Gjirokastër, përfshihet nga flakët punishtja e çantave

0
241

Një punishte çantash në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Mësohet se zjarri ka shpërthyer në një makineri në katin e parë të ndërtesës ndërsa si shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

Punishtja ndodhet në lagjen “Zinxhiria” të qytetit dhe nuk raportohet për të lënduar. Rreziku i saj është se ndodhet shumë afër një karburanti dhe zjarrfikëset ndërhynë në kohë për të mos lejuar përhapjen e flakëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here