I vendosën tritol në makinë/ Flet nga spitali Preng Gjini: Kam lëvizur gjithë ditën në Tiranë

    0
    270

    Dy ditë më parë një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse tronditi Tiranën. 51-vjeçarit Preng Gjini iu bë atentat duke iu vendosur tritol, por që fatmirësisht shpëtoi.

    Gjini ka folur nga spitali i Traumës ku është i shtruar si pasojë e dëmtimeve të marra. Ai ka treguar para oficerëve itinerarin e lëvizjes ditën e atentatit dhe se ka qenë në Tiranë dhe ka lëvizur në disa rrugë.

    Preng Gjini ka treguar lokalet ku është ulur dhe ka kryer takime, ndërsa ka pohuar se nuk asnjë hasmëri, apo konflikt me të tjerë.

    “Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kamë vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi me të kam marrëdhënie të mira”, ka qenë deklarata e Preng Gjinit para oficerëve të policisë nga shtrati i spitalit ku qëndron i shtruar dhe jashtë rreziku për jetën.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here