“Engjëlli i Vdekjes”/ Drejtori i departamentit në Dubai zbulon detaje nga arrestimi i bosit shqiptar dhe koka e bandës

0
366

Ditën e djeshme u finalizua operacioni më i madh i shtrirë në dasa vende të Evropës, ku në pranga ranë edhe pesë shqiptarë.

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga drejtori i departamentit të Personave në kërkim në Dubai Saeed Al Qamzi ka pasqyruar informacione të reja për operacionin e koduar “Los Blancos” që vuri në pranga 20 drejtues bandash të dyshuar për vrasje dhe akuza droge në të gjithë botën.

Policia kishte nën vëzhgim të ngushtë Elti Dizdarian alias Denis Matoshin në Dubai para se të vinte ‘Kodi i Kuq’ nga Policia Italiane se ishte shpallur në kërkim.

Matoshi konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e dr.ogës dhe operacionet e kontrabandës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Elti Dizdari është shitësi i fundit i drogës që u vu në pranga në Dubai. Dhjetorin e kaluar u vu në pranga lordi holandez i krimit Ridouan Taghi në Emiratet e Bashkuara Arabe. I njohur ndryshe si ‘Engjëlli i Vdekjes’, Ridouan Taghi kërkohej nga Interpol pasi kreu krime të shumta përfshirë trafikimin e drogës në Evropë dhe Afrikë.

Autoritetet Hollandeze u ndeshën me vështirësi në kapjen e tij dhe ofroi shpërblimin rreth 100,000 € (Dh410,000) për këdo që mund të jepte informacion që të çonte në arrestimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here