SPAK bën lëvizjen e radhës/ nisin arrestimet dhe shoqërimet (Detaje)

    0
    418

    Operacioni antidrogë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë ishte pjesë e një aksioni ndërkombëtar kundër kokainës.

    Ky operacion erdhi si pasojë e kërkesës së SPAK, ku forcat e policisë të nisura nga Tirana në bashkëpunim edhe me oficerët e drejtorisë së policisë së Vlorës kanë mësyrë në zonat problematike, kryesisht në fshatrat e lumit të Vlorës.

    Nga aksioni janë shoqëruar 7 persona, të arrestuar qoftë për drogat e forta si kokaina, por edhe për kultivim kanabisi.

    Burimet thonë se në këto zona janë evidentuar mbi 40 parcela të mbjella me lëndë narkotike, të cilat kanë qenë në vëzhgim prej ditësh për të bërë të mundur evidentimin e personave që i posedonin.

    Aksioni ka nisur pas disa hetimeve të përbashkëta të cilat kanë nisur në Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai, pasi trafiku i drogës dyshohet se është shtrirë deri në këto shtete.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here