Zbardhen detaje të forta/ Atentati me eksploziv që tronditi opinionin, Preng Gjini mori makinën e nipit! Shpërthimi nuk është telekomanduar me telefon, por me teknikën e fundit të…

0
362

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi i atentatit me eksploziv të ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë. Sipas  gazetares Anila Hoxha, bëjnë me dije se Preng Gjini mbërriti në afërsi të vendngjarjes 15 minuta para shpërthimit.

Ai zbriti nga një makinë tip “ML”, piu kafe me nipin e tij, më pas merr makinën e nipit dhe pasi largohet makina shpërthen .

Një burim i  gazetares Anila Hoxhës shpjegoi ekskluzivisht se lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit, pasi është zbërthyer rrota e parë. Ne besojmë shtoi një burim në sektorin e hetimit të krimeve të rënda se shpërthimi nuk është  telekomanduar me telefon, por  me pult, një teknikë e fundit që përdoret nga kriminelët për të mos lënë gjurmë në qelizat telefonike.

Zbardhen detaje të forta/ Atentati me eksploziv që tronditi opinionin,

Besohet, shtojnë burimet e Anila Hoxhës se Gjini është ndjekur këmba këmbës dhe atentatorët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tij.

Ai e merrte shume rrallë drejtimin e makinës  dhe udhëtonte vetëm si pasagjer, ndaj dhe lënda plasëse dyshohet se është vendosur nga krahu i pasagjerit.

Zbardhen detaje të forta/ Atentati me eksploziv që tronditi opinionin,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here