Pas 5 vitesh tek Ferrari, Vetel zgjedh Aston Martin në 2021

0
265

Sebastian Vetel iu bashkua me shumë bujë Ferrarit në vitin 2015, por aventura te skuderia kokëkuqe nuk shoi siç pritej dhe gjermani nuk mundi të shtojë tituj kampion në palmaresin e tij, duke mbetur në numrin katër, të gjithë të siguruar te Red Bull.

Tashmë që aventura e tij te Ferrari është në vitin e fundit, ai ka te drejtë të zgjedhë makinën e re që do pilotojë dhe sot ai ka lançuar vendimin për të ardhmen. Vetel sezonin e ardhshëm do të jetë pilot i Aston Martin, që do të zëvendësojë Racing Point.

Ai do të zëvendësojë atje Serxho Perez, i cili lajmëroi ditën e djeshme divorcin me ish-“Force India”. Këtë sezon kjo makinë po bën shumë mirë dhe pritet ta bëjë këtë edhe në edicionin e ardhshëm, kur do të quhet “Aston Martin”. Ajo është e motorrizuar nga Mercedes, që në vitet e fundit ka mundur të ndërtojë motorin më të fuqishëm dhe ka dominuar Formula 1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here