Kafshët në luftë për mbijetesë/ Pamje mes flakëve në zonën e mbrojtur Vjosë-Pishë Poro-Nartë

0
376

Një zjarr i fuqishëm po djeg hektarë të tërë me pisha në pyllin e Poros, i cili është pjesë e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.

Në fakt zjarri ka nisur ditën e djeshme dhe pasi u shua mbrëmë gjatë natës është riaktivizuar sërish sot. Ndikuar edhe nga era flakët po përparojnë drejt hidrovorit duke rrezuar tashmë edhe pyllin e Akërnisë. Në terren janë 5 automjete zjarrfikëse, forca të policisë por edhe banorë të zonës që po ndihmojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Deri mbrëmjen e djeshme llogariteshin deri në 22 hektarë të djegura, ndërsa për sot ende nuk dihet pasi flakët janë ende aktive. Prefekti i Vlorës, Flamur Manaj gjatë paradites pati deklaruar se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here