Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe këshillat për prindërit kur fëmija të nisë shkollën.
Çdo mëngjes prindi duhet të këshillojë fëmijën që të mbajë maskën, të përdorë dezinfektantin, të ruajë distancën duke mbrojtur veten dhe shokët.
Më pas prindi pasi dorëzon fëmijën në shkollë, do të duhet të firmosë një deklaratë.
“Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor. Video👇”, shkruan ministrja Shahini