Balla përgjigjet për Lleshajn: Në Lezhë do marrim katër mandate, ministri i Brendshëm….

0
55

Largimi i Sandër Lleshajt nga drejtimi i qarkut të Lezhës për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla nuk ka të bëjë me ndonjë gabim të ministrit të Brendshëm, detyrë që sipas Ballës ai e ka bërë shumë mirë.

“Së pari duhet të them që PS e Shqipërisë ka në mënyrë të vazhdueshme ka përzgjedhur dhe ka bërë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve. Nuk dua të le asnjë ekuivok në përgjigje ndaj pyetjes tuaj, pasi gjithë ky ujë që zien kazani nuk ka të bëjë me perforacion e Lleshaj si drejtues politik. Ai është një ministër shumë i mirë dhe ka performuar shumë mirë në krye të ministrisë së Brendshme. Në Lezhë PS do të marrë 4 mandate”, tha Balla.

Ndërsa për Besa Shahinin Balla tha se: PS ka bërë reformën më të thellë në sistemin arsimor shqiptar duke e depolitizuar procesin e emërimeve të ndyra në shkolla mësuesit shqiptarë sot janë më të qetë se kurrë. Aktualisht cdo mësues që rekrutohet sipas meritës. Shqipëria që duam është Shqipëria që nuk ka lidhje me emërime partie.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj