Zbardhen detajet e takimit historik/ Grenell tregon se çfarë i tha Trump për Kosovën dhe Serbinë (video)

0
46

Në një intervistë për mediat amerikane, Grenell ka thënë se Serbia do ta vendos ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrikun e vitit të ardshëm, teksa Kosova dhe Izraeli do ta njohin njëra tjetrën për herë të parë.

“Serbia do të vendos  ambasadën e saj në Jeruzalem deri në vitin e ardhshëm. Ndërsa Kosova dhe Izraeli do të njohin njëra-tjetrën për herë të parë”, ka thënë ai.

Tutje, Grenell ka shtuar se përfitimet nga kjo marrëveshje për të dy shtetet do të jenë të mëdha, pasi që siç tha ai kompani të mëdha evropiane dhe amerikane do të zgjerohen në Ballkan.

“Marrëveshja do të bëj që bizneset amerikane dhe ato evropiane që kanë vlera përendimore, të zgjerohen në këtë regjion. Në vend që Kosova dhe Serbia të shohin nga Kina dhe Rusia, ato do të shohin nga bizneset amerikane dhe me stil përendimor. Kjo do të thotë që më shumë njerëz në Kosovë dhe Serbi, do të punojnë për kompanitë me vlera përendimore, dhe kjo do ta transformojë regjionin”, ka thënë ai.

Grenell ka treguar edhe se cila ishte ideja e presidentit amerikan, Donald Trump për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe çka i tha ai për herë të parë kur u hap kjo temë.

“Ata nuk kanë mundur të lëvizin përpara në aspektin ekonomik për shkaqe politike. Ajo çka Donald Trump më tha mua është “le të tentojmë t’i bashkojmë për normalizim ekonomik, si thua që ata të punojnë bashkë dhe të krijojnë vende pune për të rinjtë”, dhe kjo marrëveshje ishte për këtë”, ka thënë Grenell.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj