Rama u jep direktivat drejtuesve të qarqeve: Dua 74 mandate

0
279

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me drejtuesit politikë në qarqe ku u ka dhënë porosi dhe direktiva të qarta.

Kryeministri u ka kërkuar atyre organizim në çdo qark duke u shprehur qartë se kërkon 74 mandate, dhe fitoren e një mandati të tretë për socialistët.

“Në zgjedhje synojmë të marrim 74 mandate. Nga nesër nis riformatimi i FRESSH dhe më pas Forumi i gruas”,- ka thënë Rama në mbledhje.

Ndërkaq, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se këto takime do të bëhen të përjavshme deri në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se i është dorëzuar kryeministrit raporti me vlerësimet e qytetarëve për shërbimet e ofruara. Ai foli për përfshirje të qytetarëve në përzgjedhjen e përfaqësisë së popullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here