Ronaldo tremb Portugalinë/ Në prag të dueleve në Nations League, ylli i Juves nën terapinë e antibiotikëve

0
36

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Kristiano Ronaldo, duket se mori vëmendje maksimale edhe në kuadër të Nations League, aktivitetit të futur para pak vitesh në kalendarin e UEFA-s, një lloj veprimtarie që u jep një shans përfaqësueseve të vendeve të vogla, por njëherësh u jep mundësinë të mëdhave të masin forcat me njëra-tjetrën. Ronaldo është pjesë e Portugalisë dhe skuadra janë të varura nga forma e sulmuesit të Juventusit. Portugalia ka një skuadër shumë cilësore, me disa elementë të talentuar, por asnjëri nuk është në nivelin e Ronaldos, nuk ka karizmin e tij dhe efikasitetin e tij në radhët e ekipit. Për këtë arsye, përfaqësuesja portugeze është e varur nga “CR7”. Këtë e tregon më së miri edhe vëmendja në shtypin sportiv të dëmtimit të lojtarit, i cili ka një infeksion në këmbë dhe po përdor antibiotikë. Pikërisht kjo ka alarmuar përfaqësuesen portugeze dhe zyrtarët e ekipit e të federatës, që po përpiqen t’i gjenden pranë lojtarit e stafi mjekësor të bëjë më të mirën që Ronaldo të rikuperohet në kohë për të luajtur në ndeshjen e parë. Janë vetë mediat sportive italiane e më gjerë që shkruajnë për një shqetësim të sulmuesit. “Portugalia në hall për gjendjen e Kristiano Ronaldos. Vetëm dy ditë para përballjes me Kroacinë në Nations League, CR7 ka një problem në një prej gishtave të këmbës së djathtë”, shkruajnë mediumet e ndryshme sportive europiane. Paraditen e djeshme ylli i luzitanëve nuk është stërvitur me skuadrën dhe po tenton që përmes antibiotikëve të largojë infeksionin dhe të mund të luajë në ndeshjen e parë të Nations League. Portugalia e ka edhe një mungesë të sigurt, mesfushorin Renato Sançez. Stafi teknik tani i ka sytë nga Ronaldo dhe shpresohet që të jetë i gatshëm për takimin kundër Kroacisë, si dhe në përballjen me Suedinë të martën. Mungesa e Kristiano Ronaldos do të ishte një humbje e madhe për Portugalinë në këto dy sfida të rëndësishme. Sidoqoftë, stafi mjekësor o punon për ta rikuperuar sa më shpejt dhe të gjithë shpresojnë që Ronaldo t’ia dalë mbanë dhe të luajë për Kombëtaren e tij në këto dy përballje, të paktën tek njëra. Portugezët synojnë vendin e parë në grup, por do ta kenë shumë të vështirë, pasi edhe përfaqësueset e Suedisë dhe të Kroacisë janë shumë të forta, sidomos skuadra ballkanase e cila është finaliste e Botërorit të vitit 2018 dhe ka në përbërje një kontigjent lojtarësh shumë cilësorë. Koha ka treguar që kur Ronaldo mungon, Portugalia e ka të vështirë të fitojë me skuadrat e tjera të mëdha europiane, përkundrazi, kur Ronaldo është në fushë motivimi i grupit është më i madh dhe ka shanse për sukses. Sa i takon Ronaldos tek Juventusi, duket se “CR7” ka këshilluar klubin të bëjë goditje të forta në treg për të lakmuar trofeun e Champions League. Me ardhjen e Pirlos në krye të pankinës gjërat në aspektin psikologjik janë përmirësuar, por ka disa pikëpyetje që lidhen me trajnerin, të cilit i mungon përvoja dhe kjo shihet si minus i madh.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj