Përplasje mes grave të drejtësisë/ Donika Prela: Prisja që Ina Rama të dorëhiqej vetë, i hetova kushërirën, Natasha Mulajt po i hetoj vëllezërit për vepra të rënda penale

0
257

Prapaskenat e përplasjeve të Donika Prelës me Ina Ramën dhe Natasha Mulajn në Kolegjin e Vetingut, Komisioneri Publik mban qëndrim: Prela po përpiqet të vonojë procesin gjyqësor ndaj saj në Kolegjin e Apelimit, po heton vëllezërit e Mulajt në konflikt interesi.

Komisioneri Publik ka depozituar dje në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit një dokument prej 18 faqesh, duke parashtruar argumentet dhe rrethanat e fundit se pse duhet të shkarkohet nga detyra prokurorja Donika Prela, më parë kryeprokurore e Krimeve të Rënda. Zonja Prela u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut në maj të vitit 2019, por Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e saj nga detyra me argumentin se nuk justifikon një pjesë të pasurisë me të ardhura të ligjshme. Procesi ghyqësor në KPA për çështjen e zonjës Prela vijon prej disa muajsh. Në korrik 2020, Donika Prela kërkoi përjashtimin nga trupi gjykues të Ina Ramës dhe Natasha Mullajt, pasi Ina Ramës i kishte hetuar kushërirën për falsifikim të dokumenteve shkollore, ndërsa Mullajt po i heton vëllezërit për shkatërrim prone, prodhim dhe shitje të armëve dhe municioneve luftarake dhe kanosje.

Dokumenti trajton dhe pasqyron pretendimet e Donika Prelës, e cila shprehet se kishte pritur që Ina Rama të jepte vetë dorëheqjen nga trupi gjykues. “Me marrjen dijeni të trupit gjykues, kam pritur që gjyqtarët znj.Ina Rama (anëtare) të deklarojë ekzistencën e konfliktit të interesit në rastin e gjykimit tim dhe të jepte dorëheqjen, pasi, me cilësinë e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, kam zhvilluar hetime në ngarkim të shtetases…, kushërirës së znj.Ina Rama, për veprën penale të parashikuar nga neni 187/1 i K.Penal. Kjo shtetase më ka bërë të ditur që është vajza e dajës së Ina Ramës dhe, për këtë fakt, ishte në dijeni dhe kushërira e saj, znj.Ina Rama. Shtetasja ka pretenduar se po abuzoja me detyrën në rastin konkret, pasi për këtë fakt ishte konsultuar dhe me Ina Ramën dhe unë, si prokurore, nuk kisha të drejtë… Në këto kushte, unë, si kërkuese, po ju bëj së pari me dije këtë konflikt interesi të znj.Ina Rama dhe duke kërkuar njëkohësisht dhe përjashtimin e saj nga gjykimi”, ka pohur Donika Prela.

Ndërsa për rastin e Natash Mulajt, Donika Prela është shprehur se “Me cilësinë e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, jam duke zhvilluar hetime në procedimin penal nr.*, datë *.3.2020, regjistruar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”,“Prodhimit dhe shitjes së armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosjes”, të parashikuar nga nenet 150,278, dhe 84 të K. Penal….Nisur nga mbiemri i njëjtë i personave * që kam në hetim me atë të znj.Natasha Mulaj, kam verifikuar gjeneralitetet e personave subjekt hetimi dhe ato të kryetares së trupit gjykues znj. Natsha Mulaj dhe nga regjistri i gjendjes civile të shtetasve më ka rezultuar se bëhet fjalë për vëllezërit e anëtares së trupit gjykues… Në rastin konkret, fakti që unë zhvilloj hetimet penale sa më sipër, ku dyshohet të jenë përfshirë familjarët e gjyqtares Natasha Mulaj, vëllezërit e saj, bën të pashmangshëm konfliktin e interesit të saj në gjykimin tim dhe njëkohësisht vë në dyshim serioz të bazuar paanësinë e saj në gjykim”.

Po çfarë qëndrimi mban Komisioneri Publik?

Komisioneri konstaton se sa i takon Ina Ramës, nga vetë deklarimet e zonjës Prela provohet fakti që ajo vetë ka qenë në dijeni të rrethanave të konfliktit të pretenduar nga publikimi i trupit gjykues deri më 17.7.2020, kur është zhvilluar seanca e parë e këtij gjykimi, ku dhe paraqiti kërkesën për përjashtim. “Në rastin konkret, në vlerësim të të gjitha rrethanave të mësipërme, Komisioneri Publik vlerëson se paraqitja nga subjekti i rivlerësimit i kësaj kërkese, në këtë fazë të procedurës gjyqësore të apelimit, duhet konsideruar një përpjekje për të vonuar seancën dhe, në përgjithësi, për të vonuar procesin e saj të rivlerësimit, sjellje e cila duhet të merret parasysh nga ky trup gjykues në vlerësimin përfundimtar të subjektit, në kuptim të nenit 48 të ligjit nr. 84/2016, sipas të cilit bashkëpunimi dhe sjellja e subjektit të rivlerësimit me Kolegjin, është faktor me rëndësi në vendimmarrjen gjatë procesit”, thuhet në dokument. Sa i takon Natasha Mulajt, sipas Komisionerit Publik, në rastin konkret, Donika Prela, “në vlerësim të të gjitha rrethanave, duhet të kishte

konsideruar më së pari se ajo vetë, si zyrtare në ushtrim të detyrave publike, ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit dhe se, në këtë kuptim, duhet të ishte subjekti i rivlerësimit që duhej të tregonte integritetin e duhur dhe të dorëhiqej nga hetimi i procedimit konkret, sa kohë ky procedim ishte regjistruar më vonë në kohë nga ardhja në dijeni e trupit gjykues, që pritej ta gjykonte në Kolegj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here