Vetëvrasja e 29-vjeçarit nga Durrësi që po kurohej për COVID-19/ Zardhet SMS-ja që iu dërgoi prindërve përpara aktit të rëndë, e mbante prej kohësh në celular

0
309

Ndërkohë që ditët kalojnë, të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga vetëvrasja e 29-vjeçarit nga Durrësi që po kurohej tek Sanatoriumi për COVID-19.

29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor dhe faktet e zbuluara tregojnë se ai kishte kohë që po e planifikonte vetëvrasjen.

Përpara se të hidhej nga dritarja e spitalit, ai u ka dërguar prindërve një mesazh, të cilin kishte kohë që e ruante në telefon.

Në SMS-në e fundit shkruante se kishte vendosur t’i jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. “Takohemi në botën tjetër”, bën me dije fax neës, se shkruhej në fundin e mesazhit të tij.

Një tjetër detaj dyshues është se libri i fundit që i riu po lexonte në momentet e fundit ishte ‘Testamenti’. Ky libër mbyllet me vetëvrasjen e personazhit kryesor i cili është hedhur njësoj si Xhino, nga një lartësi e konsiderueshme.

I riu që tronditi kryeqytetin dhe të afërmit, është djali i një familjeje të njohur intelektualësh në Durrës, ku nëna e tij Lira është stiliste, kurse babai i tij Leonard Koça, është kreu i një Njësisë Administrative.

29-vjeçari u hodh nga kati i tretë i spitalit në orën 04:30 të mëngjesit.

Leave a Reply