Rama: Nuk ka marrëveshje për detin pa miratimin e Presidentit

0
289

Nuk ka marrëveshje për detin, pa miratimin e Presidentit. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku bashkë me Metën dhe Ruçin morën pjesë në ceremoninë homazh për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës.

Ata vendosën kurora në Qafën e Koçiut, në memorialin kushtuar ngjarjes historike.

Deklaratën Rama e bëri për gazetarët pas ceremonisë.

“Po të kishte një marrëveshje patjetër që Presidenti do kishte dijeni për të dhe nuk mund të ketë një marrëveshje pa miratimin e presidentit. Ndërkohë që e përsëris edhe njëherë për ata që duan të dëgjojnë dhe jo për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politike më ‘kap ça të kapësh’ që nuk ka asnjë marrëveshje. Negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndryshimit të qeverisë në Greqi dhe me qeverinë greke nuk kemi rifilluar negociatat dhe nuk kemi asnjë marrëveshje për momentin. Ngatërresa e një deklarate e kryeministrit të Greqisë në Parlament që s’ka lidhje me Shqipërinë, por që ka të bëjë me konceptin e të drejtës për tu shtrirë me 12 milje aty ku e lejon territori, gjë që në zonën mes nesh dhe Greqisë kjo gjë nuk është e mundur fizikisht, është kthyer në një karrem. Është një histori qesharake dhe e turpshme për ata që e ushqejnë. Më shumë nuk di ç’të them. Nuk ka si të bëhet një marrëveshje kur s’ka letra, firma, vula”, tha Rama.

I pyetur nëse është takuar me Presidentin Meta, kreu i qeverisë u përgjigj shkurt:

“Nuk kemi shtrënguar duart se nuk e lejon covidi”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here