Gjurmimi i kontakteve më i thjeshtë, Apple dhe Google kanë gati funksionin e ri

0
294

Në luftën ndaj COVID-19 teknologjia po luan një rol thelbësor. Dy kolosët e informatikës, Apple dhe Google kanë vendosur të shtojnë një funksion të ri në sistemet operative të smartphone-ve të tyre për ti dhënë mundësi autoriteteve shëndetësore të gjurmojnë kontaktet e personave pozitive, pa qenë nevoja të krijojnë një aplikacion të dedikuar.

Apple aktualisht është një hap para teksa e ka futur këtë risi në iOS, ndërsa Android pritet në javët e ardhshme.

Projekti i dy kolosëve rivalë u lançua në prill dhe u krijua në kohë rekord duke i dhënë mundësi qeverive të krijojnë aplikacione që përmes Bluetooth të dërgojë njoftime në rastet kur është pasur një kontakt i zgjatur me një person pozitiv tek personat që e kanë shkarkuar në telefonët e tyre. Mirëpo u krijuan aplikacione të ndryshme nga shtetet të ndryshme dhe që nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Për këtë arsye Apple dhe Google vendosën të bashkëpunojnë për të përditësuar sistemet e tyre operative për të lehtësuar qeveritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here