VIDEO- Shihni si i neutralizon në pak sekonda grabitësit pronari i argjendarisë

0
294

Pronari i një argjendarie dhe bashkëshortja e tij kanë arritur në mënyrë spektakolare të neutralizojnë grabitësit e armatosur që hynë në dyqanin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Turqi, ku pronarët Abdullah Koyuncu dhe gruaja e tij Razije Koyuncu po bëjnë xhiron e botës me këto pamje.

Teksa arma e njërit prej grabitësve ishte drejtuar nga bashkëshorti, gruaja merr me shpejtësi një armë që e kishin me leje në dyqan dhe godet me tytën e pushkës të maskuarin.

Pak sekonda më vonë, 55 vjeçari merr armën dhe e qëllon në këmbë, duke e plagosur. Përveç kësaj, Abdullah Koyuncu kapi të dyshuarin tjetër dhe e dorëzoi në polici.

Grabitësit janë dy të rinj 19 vjeçar, Mustafa H. (19) dhe shoku i tij Ahmet T. (19).

https://youtu.be/kjFMTAYglF0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here