Mediat greke: Shkurtaj i vogël u rrit, bomberi i Shqipërisë drejt Turqisë

0
296

Në Greqi nuk e harrojnë Vasil Shkurtajn dhe me të drejtë. Sulmuesi shqiptar, i cili në edicionin e fundit ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Kategorinë Superiore, është rritur në Greqi dhe kjo është arsyeja pse portali i njohur ‘gazzetta.gr’ i ka kushtuar një speciale atij.

Aty përshkruhet rrugëtimi i tij në futbollin në këtë vend, duke luajtur edhe me ekipe si Olimpiakos, Panionios, Trasivulos, Astera Tripoli e Ksanthi, pa harruar aventurat në vende të tjera. Por në këtë speciale shkruhet se askush nuk e kuptoi në Greqi cilësinë e sulmuesit shqiptar që rezultoi një thesar i vërtetë kur u transferua në Shqipëri me Luftëtarin fillimisht e më pas me Kukësin, ku arriti të regjistronte 22 gola në 29 ndeshje në edicionin e fundit, një mesatare mbresëlënëse për një qendërsulmues.

Tashmë pritet të mësohet e ardhmja e tij, por portali grek insiston se ai është në bisedime me disa klube në Turqi që kërkojnë shërbimet e tij dhe me shumë mundësi do të transferohet pikërisht në këtë vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here