Pak orë pasi kryeministri Rama i besoi drejtimin politik të qarkut të Kukësit, kryebashkiaku Safet Gjici thotë se e përkthen si një përgjegjësi të madhe këtë detyrë, por hedh kritika ndaj ish të deleguarës, Mimi Kodheli.
Sipas kryebashkiakut Gjici, Kodheli s’ka qënë e njohur aspak në Kukës e megjithatë PS e solli atë si kryesuese të listës.
Gjici shpreh bindje se ai do të ishte deputet i kësaj zone që në vitin 2017 dhe jo Kodheli nëse do ishte sistemi i tanishëm zgjedhor, ai me listat e hapura.
Pas këtyre deklaratave Gjici mesa duket ndryshoi qëndirm duke u shprehur se ka patur marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me Kodhelin. Në një postim në Facebook, Gjici shkruan se vazhdon që të ketë bashkëpunim të shkëlqyer me ish të deleguarin politik të qarkut të Kukësit, Ilir Beqja dhe deputeten Mimi Kodheli duke cituar se në familjen politike të PS, të gjithë kanë qëllim fitoren e Partisë Socialiste.
STATUSI NE FACEBOOK
Të nderuar miq dua të bëj një reagim të detyruar në lidhje me keqinterpretimin që i ishtë bërë deklaratës sime sot në media.
Unë kam patur dhe vazhdoj që të kem marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me ish të deleguarin politik të qarkut Kukës z.Ilir Beqja dhe deputeten znj.Mimi Kodheli ku kemi bërë shumë punë së bashku✅
Në familjen tonë politike të gjithë jemi për një qëllim,fitoren e Partisë Socialiste.💪💪