U ekzekutua para syve të gruas në Londër/ ‘Zbërthehet’ para gjyqtarëve i dyshuari për vrasjen e Flamur Beqirit

0
41

I akuzuari kryesor për vrasjen e 36-vjeçarit me origjinë shqiptare, Flamur Beqiri, Anis Fouad Hemissi ka mohuar faktin që ekzekutimi ka qënë i organizuar. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, ai ka mohuar akuzat për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, duke u shprehur se nuk e ka vrarë ai shqiptarin. 

Hemissi u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës më 20 janar, pasi ndaj tij lëshuar një urdhër-arresti evropian nga Scotland Yard dhe më pas kthye në Mbretërinë e Bashkuar. Mendohet se 23-vjeçari u rikthye në Britaninë e Madhe vetëm 4 ditë para ekzekutimit të Beqirit, dhe se ishte rikthyer nga Kopenhageni vetëm me qëllim, eliminimin e 36-vjeçarit.

Megjithatë edhe pse Hemissi me profesion ish-kick-bokser është i dyshuari kryesor, ende vazhdojnë hetimet lidhur me “porositësin” e vrasjes. Togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar për vrasjen e shqiptarit më 12 korrik të vitit 2021.

Flamur Beqiri u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Disa persona qëlluan shqiptarin për vdekje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës, në sy të gruas dhe djalit. Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Ai njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës, vetëm 8 minuta larg shkollës ku shkon edhe djali i princit William dhe dukeshës Kate, princi George.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj