Nga vjedhja e dyqanit tek grabitja e një zyre, 6 në pranga në Tiranë

0
29

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre është dhe një vajzë e cila është kapur duke vjedhur veshje në një qendër tregtare, ndërsa një tjetër ka tentuar të vjedhë zyrat e një kompanie kabllore dhe ka thyer xhamat e një studioje projektimi. Nga hetimet rezultoi se ishte dhe autor i vjedhjes së një banese.

NJOFTIMI

Tiranë

Vihen në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për shtetasit në kërkim S. Sh, dhe M.Sh., të dy banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me Burg”, për vepren penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., pasi në rrugën “Hysni Gerbolli”, ka tentuar për të vjedhur zyrat e një kompanie kabllore, si dhe ka thyer xhamat e një studioje projektimi të një kompanie në pronësi të shtetasit A.S. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së banesës të shtetases S.B.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.M., pasi në një qendër tregtare është kapur në flagrancë duke vjedhur veshje të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.Z., pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në objektin e tij, nga punonjësit e OSHEE-S, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.R., pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply