Dha dorëheqjen një muaj më parë/ Ish-gjyqtari i Apelit paditet në gjykatë nga gruaja dhe djemtë

0
363

Rreth një muaj më parë, gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen. Ai e ka dorëzuar dorëheqjen në KLGJ, ç’ka nënkupton ndërprerjen e verifikimet e tij në Veting.

Por vetëm pas kaq pak kohësh, diçka po ndodh në familjen e tij, pasi bashkëshortja e ish-gjyqtarit, Edlira Malaj dhe djemtë, Alteo dhe Alden, kanë depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dy ditët e fundit.

Padia e zonjës Malaj është bërë më 22 gusht, ndërsa padia e djemve është bërë një ditë më vonë, më 23 gusht ndërsa kërkojnë urdhër mbrojtjeje në Gjykatë.

Malaj është i njohur për publikun edhe me deklaratat e tij kundër ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, kur ai u ka dërguar një letër 11 institucioneve në vend, ku kërkonte ruajtje fizike nga shteti për shkak të rrethanave jo të zakonshme të krijuara për të.

“Vëllai im ka bërë kallëzim penal për një vrasje me pagesë të një personi në Vlorë, i cili nuk u hetua kurrë, biles u pushua çështja, madje u fshinë edhe materialet e çështjes nga prokuroria. Ndikimi ishte shumë i madh”, shprehej gjyqtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here