Gara vazhdon të bëhet dhe më e fortë! Kina jep aprovimin e parë për vaksinë e shumëpritur anti-Covid, merr dakordësinë për tu prodhuar në masë

0
29

Gara për vaksinën më të përfolur, por gjithashtu edhe më të shumëpritur sa vjen dhe bëhet më e fortë. Kina ka dhënë aprovimin e parë për një vaksinë kandidate kundër Covid-19.

Vaksina Ad5-nCoV e zhvilluar nga grupi Tianjin CanSino Biologics bashkë me Institutin e Bioteknologjisë dhe Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake kineze, ka marrë dakordësinë për t’u thelluar në mundësinë e prodhimit në masë brenda një kohe të shpejtë vaksinën.

Miratimi është marrë më 11 gusht, pas konfirmimit për një efikasitet të vaksinës kandidate. Kina shihet edhe si vendi prej nga nisi pandemia e koronavirusit, për t’u përhapur më tej në të gjithë botën.

Ndërkohë javën e kaluar ishte Rusia ajo që njoftoi vaksinën e parë kundër Covid-19.

Leave a Reply