Kryeministri Rama ka treguar sot mënyrën se si do të mbështeten ata që marrjen e qirave e kanë si të ardhur të vetme.
Rama tha se është çelur një mundësi për të aplikuar tek faqja e tatimeve për individët që pretendojnë që qiranë kanë të vetmen të ardhur ku deri tani kanë aplikuar 100 persona.
“Kemi çelur një mundësi për të aplikuar tek faqja e tatimeve për individët që pretendojnë që qiranë kanë të vetmen të ardhur. Ka shumë individë që janë ankuar duke thënë se çfarë do bëjmë ne se kemi të vetmen të ardhur qiratë. Në kushtet kur s’ka të ardhur tjetër ne do të mbështesim. Deri tani kemi 100 individë. Ju lutëm aplikoni tek faqja e tatimeve. Për ta do të bëjmë gati një kontribut nga shteti”, tha Rama.





































