I infektuar me koronavirus, futbollisti shqiptar i tregon Blendi Fevziut cilat ishin shenjat e para që iu shfaqën dhe mjekimi që i sugjeruan mjekët në Gjermani

0
290

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi dhe të shumtë janë personat që janë infektuar nga ky virus. Një ndër ta është edhe futbollisti nga Kosova Valdrin Mustafa, i cili luan për Hanover 96 në Gjermani dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai tregoi në emisionin ‘Opinon’ se përpara simptomave, ndjente lodhje dhe vështirësi në gjumë. Më pas kishte patur djegie fyti dhe dhimbje gjoksi, por tani ndihej mirë. Megjithëse ka rezultuar pozitiv, Mustafa tha se nuk ishte shtruar në spital por mjekët po e ndiqnin atë nga shtëpia.

Blendi Fevziu: Si ndihesh Valdrin?

Valdrin Mustafa: Për momentin jam shumë mirë, kam pak dhimbje koke, nuk kam aromë dhe shije të ushqimit.

Blendi Fevziu: Si tu shfaq? Kishe temperaturë, djegie fyti, dhimbje trupi, apo s’ka simptoma të tilla?

Valdrin Mustafa: Kisha dhimbje gjoksi dhe fyti. Kisha vështirësi në frymëmarrje por tani jam shumë mirë. Për momentin jam në ditën e 10, nesër do të bëj testin e fundit për koronavirus. Ishalla po dal negativ. Për momentin jam 14 ditë në karantinë.

Blendi Fevziu: Në momentin e parë që more vesh që ishe pozitiv kishe frikë?

Valdrin Mustafa: Sigurisht tërë bota është duke folur. Bëja hajgare me futbollin e Europës. Në fillim isha në panik por tani shqyr zotit që ja kom dal mirë.

Blendi Fevziu: Nuk ke pas nevojë të shkosh në spital

Valdrin Mustafa: Jo jo. Jam 24 orë në kontakt me mjekët. Më thirrin 3 herë në ditë më pyesin nëse kam temperaturë ose dhimbje.

Blendi Fevziu: Çfarë mjekimi merrni?

Valdrin Mustafa: Më kanë thënë me nejt në shtëpi, me marr shumë vitamina, me qetsu trupin, pi caj shumë dhe me fjet shumë.

Blendi Fevziu: Të jepte shenja gjumi, ndiheshe i lodhur para se të fillonte?

Valdrin Mustafa: Po, shum, ndihesha i lodhur dhe në netët e para nuk mundesha me fjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here