A do të bjerë interneti nga ngarkimi i tepërt në periudhën e koronavirusit? Flet eksperti nga Politekniku i Milanos

0
129

Ka një rritje tepër të madhe të trafikut në internet për shkak të bllokimeve prej koronavirusit në disa vende. Megjithatë bota nuk rrezikon një ndërprerje të internetit, madje as në Itali, shprehet Antonio Capone, profesor i telekomunikacionit në Politeknikun e Milanos.

Gjigandët e uebit kanë ulur shpejtësinë e transmetimit, pas alarmit të vënë nga Mark Zuckerberg mbi mbingarkesën e shërbimeve “Facebook”.

“Ka rritje të konsiderueshme të trafikut në rrjete që mund të shkaktojë edhe ndërprerje, por asgjë dramatike. Pavarësisht të gjitha urgjencave që kemi, nga shëndeti dhe në atë të ekonomisë së ardhshme, nuk besoj se do të ketë një skenar apokaliptik.Ne kemi mjaft frekuenca në botë, i cili rritet sipas nevojave të tregut dhe do të vazhdojë të rritet, sepse kjo emergjencë do të shkaktojë një rritje të trafikut që nuk do të përfundojë me koronavirusin, pasi po hap mundësi dhe mjete që nuk i kemi përdorur më parë”, shpjegon Capone për ANSA.

Leave a Reply