Zyrtare/ Merret vendimi për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ja se kur do të zhvillohen

0
294

Lojërat Olimpike, që ishin programuar të zhvilloheshin në Japoni, mes 24 korrikut dhe 9 gushtit, do të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Marrëveshja u arrit mes kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

“Tokyo Olympics” do të zhvillohen në vitin 2021, ashtu si dhe EURO 2020 dhe Copa America.

“Nisur nga rrethanat aktuale dhe bazuar në informacionin e dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, presidenti i IOC dhe kryeministri i Japonisë kanë arritur në përfundimin se Lojërat Olimpike të programuara për në verën 2020 do të shtyhën për një vit më vonë në të njëjtën periudhë”, -thuhet në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here