Djali i deputetes së PS rezulton pozitiv me koronavirus, e gjithë familja futet në karantinë

0
260

Teksa në vendin tonë janë konfirmuar 104 persona të prekur me koronavirus, zyrtarisht janë konfirmuar katër viktima.

Ndërkohë ditën e sotme u konfirmuan tre persona të infektuar në Fier.

Mes tyre mësohet se është djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima.

26-vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor.

Në një deklaratë për Abcnews, deputetja e PS ka deklaruar se djali i saj është treguar i kujdesshëm dhe nuk e di se ku është infektuar me COVID-19.

Sakaq e gjithë familja e deputetes është vetëkarantinuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here