Pagesat dhe pagat e punëtorëve në Shqipëri, eksperti i ekonomisë jep lajmin e mirë

0
79

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici, u shpreh se pagesat dhe pagat nuk janë në rrezik.

“Për momentin pagesat nuk janë në rrezik, por më shumë është çështja e panikut. Masa pothuajse kaq drastike janë marrë në shumë vende të botës, të cilat po përjetojnë një vështirësi ekonomike. Në pjesë e familjeve jetojnë në varfëri dhe të ardhurat i kanë të lidhura me pagat. Është legjitim shqetësimi për sa i përket konsumit, pagat dhe vetë biznesit. 

Në radhë të parë është individi dhe jo statusi i tij social, prandaj duhet të ketë një konsideratë maksimale ndaj tyre, për të mos krijuar asnjë lloj vështirësie në raport me konsumin bazë”, tha Civici në Ora News.

Leave a Reply