Google search engine
Home Bota “Do të nisë nga mesi i prillit”, Kina ka gati vaksinën për...

“Do të nisë nga mesi i prillit”, Kina ka gati vaksinën për koronavirusin, ja mosha e vullnetarëve që duan për testim

0
300

Kina është shprehur se vendi po përparon në zhvillimin e vaksinave për Covid-19, sëmundje e cila ka infektuar me shume se 100 mije persona në të gjithë botën.

Prodhuesi i vaksinave CanSino Biologics, në Tianjin në verilindje të Kinës, tha se po kërkonte vullnetarë për të marrë pjesë në një provë klinike gjashtëmujore të një trajtimi që kishte zhvilluar së bashku me Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Vullnetarët duhet të jenë nga 18 deri në 60 vjeç pa histori të infeksionit me koronavirus. Mësohet se ajo pritet të hyjë në frazën klinike te njerëzit në mes të prillit.

“Vaksina Ad5-nCoV nuk përmban substanca infektive, është shumë e sigurt dhe e qëndrueshme dhe kërkon vetëm një inokulim,” tha Qendra Hubei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në kërkesën e saj për vullnetarë.

Njoftimi i saj erdhi një ditë pasi SHBA bëri me dije se kishte nisur testimet për një vaksinë të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here