Zbardhen ndryshimet në aktin normativ, 10 mijë lekë gjobë kush del në rrugë pas orë 18.00, bllokim të makinave, biçikletave dhe motorëve

0
405

Qytetarët që shkelin urdhrin e qeverisë për të ndaluar lëvizjet pas orës 18.00 do të përballen me pasoja të rënda. Gazeta SOT ka siguruar ndryshimet në Aktin Normativ, të cilat do të prezantohen nesër. Sipas këtyre ndryshimeve, Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. Më tej theksohet se Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. Për individët, të cilët lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj.

Ja vendimi i plotëNë mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje:

“17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

18. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privart, nëse e disponon një të tillë.

19. Për individët, të cilët, në kushtet e shkeljeve të pikave 17 dhe 18, të këtij neni, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here