Totozani:Mbrojeni jetën me “thonj”

0
108

Kisha vendosur të mos besdisja më njeri. Dhe besoj, do te vazhdoj ta bëj këtë edhe në të ardhmen. Por zemra më shtyn kësaj rradhe drejt jush për t’ju thënë vec dy fjalë. Nuk e njoh këtë virus të urryer. Por ju njoh ju. Si jo cdokush, jua di hallet, jua njoh vuajtjet, karakterin, durimin. E di se si e kapni dhe mbani jetën tuaj “me thonj”. 
Bëjeni prapë këtë motra e vëllëzer. S’do jetë as e para as e fundit ; ne e dimë historinë tonë. Bëni atë që dini të bëni më mirë se kushdo tjetër: rezistoni. Rezistojini këtij sulmi të padukshëm, duke i ngulur “thonjtë” jetës, në shtëpitë tuaja, për të mbrojtur veten dhe familjet tuaja, duke ndihmuar mjekët tanë, që janë në shërbimin tuaj. 
Ju a thashë : nuk e njoh këtë virus. Por ju njoh ju dhe kjo më mjafton të besoj,: Qe do t’ia dalim. 

Leave a Reply