“Burgosja do vazhdojë, administrata nesër do ta ketë pushim”, Rama tregon si po i kalon ditët në karantinë dhe çfarë i thotë Zaho: Ja kush do të shkojë nesër në punë!

0
299

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në Facebook, nga shtëpia e tij në Surrel, ka treguar se ‘burgosja’ do të vijojë dhe në ditët në vijim, dhe do ketë masa më shtrënguese kundër përhapjes së COVID-19.  Në reagimin e tij Rama ka treguar se çfarë bën në shtëpi këto ditë, dhe tha se ai fliste me ministrat, shikonte televizor dhe luante me Zahon, e ky i fundit i thoshte të hapte dritaret dhe të lante duart.

Rama tregoi se administrata nesër do jetë pushim, pasi u takon dule qenë se Dita e Verës ra të shtunën, ndërsa për ata që kanë punë esenciale do vijojnë jetën normalisht.

“Si po ja kaloni me sikletin e mos daljes nga shtëpia. Unë po heq keq, por skam ku shkoj. Punoj online me ministrat. Flas me Ogertën. Marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve. Lexoj çfarë shkruan mediat dhe ndjek se cfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër botë. Luaj me Zahon që një e dy më thotë; laj duart, e hap dritaret. Hy dhe në Facebook të shikoj komentet. Më kap sikleti kur kujtoj sa e sa historirash mbylljes dhe vetmie që kanë kaluar njerezit në këto lloj situatash. I them vetes; boll ske për të lëvizur. Pikë! Puna vazhdon. Nësër administrata është pushim, do ishte pushim meqë Dita e Verës ra të shtunën. Kështu që vetëburgosja vazhdon. Vazhdon dhe për ata që nuk kanë detyra esenciale. Të tjërët do të jenë në punë normalisht, siç do të jenë në punë dhe kompanitë që garantojnë hallat jetike të zinxhirit ekonomik të vendit”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here