Rama ironizon keq Haradinajn: Unë kam dashur ta ndaj Kosovën, aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë princ Harry nga Familja Mbretërore!

0
336

Sot kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qëndrimeve e forta të Ramush Haradinajt, i cila deklaroi se ai  ka dashur të ndajë Kosovën.

Kryeministri Rama në përgjigjen ndaj Haradinajt e aktualizon duke përdorur zhvillimin e bujshëm në Angli me ndarjen e Princ Harry nga familja mbretërore.

“E vërteta është se unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore! Shkurt fjala, komandanti i djeshëm i UÇK-së Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta ketë për gjithë jetën respektin tim, për gjithçka i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotëm Ramush Haradinaj, meriton vetëm keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij”, deklaroi Edi Rama për TCH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here