Gjykata e Vlorës ka vendosur 5.4 vite burg për biznesmenin Pëllumb Petritaj i cili akuzohet për pastrim parash, abuzim me pronat dhe falsifikim dokumentesh.
Kjo është hera e dytë që Petritaj dënohet, ndërsa dënimi është dhënë ditën e sotme. Mësohet se Prokuroria nga ana tjetër kishte kërkuar dënimin me 8 vite heqje lirie, por që gjykata ka vendosur për 5 vite e 4 muaj.