Google search engine
Home Aktualitet Vrasja në Astir, policia ‘kreh’ Tiranën në çdo cep dhe zbardh detajet,...

Vrasja në Astir, policia ‘kreh’ Tiranën në çdo cep dhe zbardh detajet, autori me tre emra: Qëlloi pas një … /Kush është Noel Dishi, shoku i viktimës që e ekzekutoi

0
331

Vilson Tafçiu është 28 veçari i cili mbeti viktimë në mbrëmjen e 20 janarit në Tiranë. Nga policia mësohet se Autori që ka ekzekutuar Tafçiun, është në fakt shoku i tij Noel Dishi.

Familjarët e të akuzuarit janë marrë në pyetje nga policia, duke u shprehur se e njihnin viktimën si shok të djalit, dhe e dinin që midis tyre kishte një zënkë, por pa e ditur motivin.

Policia njofton se 29 vjeçari Dishi që në fakt ka edhe dy emra të tjerë, N.K dhe M.P është shpallur në kërkim gjatë ditës së djeshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe  bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe  provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke  vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here