Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka bërë me dije se Presidenca i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, për t’i kërkuar sqarim mbi vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”, shkruan Blushi.