Në një deklaratë për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë sot me dije se koncensioni sterilizimit, që tashmë është nën hetimet nga SPAK, ka pësuar ndryshime. Manastirliu u shpreh se ndryshimet do të jenë në favor të shtetit dhe qytetarëve, pasi do shpenzohen më pak para dhe do merren më shumë shërbime nga kontrata e Partneritetit Publik Privat.
Manastirliu sqaroi se ndryshimet do të jenë shumë shpejt të zbatueshme dhe në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme.
“Kemi amenduar kontratën e sterilizimit, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompelskitetet. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët. Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompeklesitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria”, u shpreh Manastirliu.