“Fol mirë ti o k**”/Shokon nëna monstruoze nga Saranda, pasi dhunoi mizorisht vajzën, i bën atë që nuk pritej bashkëjetuesit të saj në mes të komisariatit (DETAJE)

0
308

Mbrëmjen e djeshme gjithë shqiptarët u shokuan teksa panë një kamera të fshehtë të një nëne monstruoze, e cila dhunonte barbarisht të bijën.

Një 41 vjeçare nga Saranda u pa në disa video të publikuara nga Fiks Fare, teksa ushtronte dhunë “kafshërore” ndaj vajzës së saj të mitur, vetëm 13 vjeç.

Dhuna ishte për arsye të ndryshme dhe tepër absurde, ndërsa rasti u denoncua nga bashkëjetuesi i 41-vjeçares, i cili ka rënë vetë pre e dhunës së gruas nga Saranda.

Së fundi është zbuluar dhe identiteti i nënës së pamëshirshme, e cila është vënë në prangat e policisë. Burime për JOQ, bëjnë me dije se ajo quhet Elisabeta Meta, nënë e dy fëmijëve.

Meta ndodhet ende në komisariat, ndërsa raportohet se në ambientet e policisë së Sarandës është edhe bashkëjetuesi i 41-vjeçares, i cili po merret në pyetje.

Mirëpo një burim tregon se ai është kërcënuar në ambientet e komisariatit, për mos të treguar gjithçka, edhe pse pamjet flasin qartë. Ndërkaq, mësohet se në komisariat ndodhet edhe vajza, e cila po mbahet nën kujdesin e psikologëve.

“Burri pretendon se eshte kercenuar brenda ambjenteve te komisariatit nga nje dashnor i saj, Fol mirë ti o k*r i kane thene. Edhe vajza eshte ne komisariat, pasi po pyetet nga nje psikolog.”, shprehet një burimi për FaxNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here