Tenton vetëvrasjen për herë të dytë në burgun e Beratit vëllai i Brunilda Kovaçit, trupi i së cilës u gjet i djegur në një park të Francës.
Shpëtim Kovaçi, 32 vjeç, herën e parë tentoi të vetëvritet duke prerë damarët në ambientet e burgut pasi nuk iu dha leje për të marrë pjesë në varrimin e të motrës.
Brunilda Kovaçi, ishte nënë e një fëmije të mitur dhe u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjeve në një park të Francës ndërsa trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.
Kujtojmë se autori i vrasjes ishte një i ri nga Kana, identiteti i të cilit nuk u bë njohur nga autoritetet franceze. I riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.