Përdhunuan dhe eliminuan studenten greke, nëna përballet me vrasësit e vajzës, rrëqeth me deklaratën: Ndihem e tmerruar. Nuk ka gjë më të keqe për…

0
273

Prindërit e studentes greke që u vra miziorisht nga dy të rinjë do të përballen sot më autorët në gjykatë.

Për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, kujtojmë se është akuzuar dhe një i ri shqiptar, konkretisht Aleksandër Luca dhe grekun Manolis Koukouras.

Të dy të pandehurit do të transferohen në Gjykatën Athinës nën masa të rrepta sigurie.

Që nga e premtja në mëngjes ata janë transferuar në burgun Korydallou për gjykim. “Ndihem e tmerruar. Nuk ka gjë më të keqe për një nënë sesa të shikojë vrasësit brutalë të fëmijës së saj”, thotë nëna e studentes greke.

Gjyqi fillon dy ditë para ditëlindjes së Elenit. Të dy të pandehurit kanë akuzuar në vijimësi njëri-tjetrin që nga momenti i parë i arrestimit dhe nuk pritet të ndryshojë diçka as ngjatë gjykimit.

Disa javë më parë, greku kërkoi falje përmes avokatit të tij. Akuzat me të cilat përballen dy të akuzuarit janë janë vrasje dhe përdhunim në grup.

Kujtojmë se trupi i Eleni Topaloudit u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata e kishin lidhur nga këmbët dhe trupin e kishin hedhur në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det, edhe pse kishte pësuar dëmtime të rënda për shkak të dhunimeve. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here