Temperaturat e ulëta kanë përfshirë gjithë vendin tonë prej disa ditësh. Si pasojë e tyre, liqeni i qytetit të Pukës ka ngrirë në të gjithë sipërfaqen e tij.
Përmes një njoftimi Bashkia e Pukës ka bërë lajmëruar banorët që të kenë kujdes me fëmijët dhe të mos i lejojnë të shkojnë të hipin mbi sipërfaqen e akullt, pasi është mjaft e rrezikshme.
“Për shkak të temperaturave të ulëta që kanë karakterizuar qytetin tonë prej ditësh, Liqeni i qytetit të Pukës është ngrirë në të gjithë sipërfaqen e tij. Prindër! Përball kësaj situate porositni fëmijët tuaj të shmangin aventurën për të hipur mbi sipërfaqen e akullt të qytetit, pasi është me mjaft rrezikshmëri”, shkruan bashkia.