Konfirmohet! Pakoja mbi varrezat e ushtarëve grekë është eksploziv, çfarë pritet të ndodhë?

0
498

Grupi hetimor ka konstatuar se pakoja e dyshimtë e gjendur në orët e para të mëngjesit të sotëm në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë,  është lëndë plasëse.

Mësohet se pakoja ka një diametër me 20 cm me 30 cm dhe njerëzit kanë pasur frikë ti afrohen.

Ajo është vërejtur nga pastruesit e manastrit ortodoks të cilët gjatë pastrimit kanë konstatuar se pakoja nuk ishte e zakonshme dhe kanë lajmëruar policinë.

Bëhet me dije se mbi varrezat greke ka mbishkrime ‘I love Çamëria’.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për verifikimin e këtij objekti, nderkaq priten forcat gjeniere nga Tirana për të bërë shpërthimin e kontrolluar.

Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe të shoqëruar nga policia për këtë pako.

Kujtojmë se në vitin 2013 në këto varreza iu vu ekspolziv kryqit metalik. Kryqi metalik dymetrosh, i vendosur disa vite më parë, në varrezet ku prehen eshtrat e ushtarëve greke të rënë në luftën italo-greke, në vitin 1940-1941, në fushën e Mezhgoranit, rreth 10 km larg qytezës së Këlcyrës, është dëmtuar plotësisht nga shpërthimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here