Prej më shumë se një viti, gazetarja e njohur Ilva Tare i kishte munguar ekranit, pasi të bënte një pauzë në punën e saj.Mirëpo, këtë vit ajo po rikthehet në “EuroNews” me një emision të ri, i cili do të titullohet “Ilva Now”.
I ftuari i parë i emisionit të saj do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili do të flasë për krimet e luftës dhe marrëdhëniet me Kosovën.
“Të hënën, më 6 janar në orën 19:00 ndiqni premierën e #IlvaNow ku presidenti serb Aleksandër Vuçiç i përgjigjet pyetjeve të Ilva Tares lidhur me krimet e luftës dhe marrëdhëniet me Kosovën.”- shkruhet në njoftimin në Instagram.