Irani hedh poshtë marrëveshjen bërthamore të 2015, vendos 80 milion dollarë për kokën e Donald Trump

0
236

Irani ka vendosur shumën prej 80 milion dollarësh për kokën e Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe ka kërcënuar se do të sulmojë Shtëpinë e Bardhë, në përgjigje të paralajmërimit të Trump se çdo sulm ndaj interesave amerikane në rajon do të sjellë hakmarrje masive.

Sipas “Daily Mail”, një nga organizatorët e varrimit të gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u vra nga SHBA, u ka bërë thirrje iranianëve që të dhurojnë nga 1 dollarë secili, në mënyrë që të mblidhen 80 milion dollarë për kokën e Trump.

Irani ka njoftuar gjithashtu se nuk do të respektojnë më asnjë kufi të marrëveshjes së tij bërthamore të viti 2015.

Në një deklaratë, Presidentit Iranian, Hassan Rohuani thotë se vendi nuk do të respektojë më kufizimet në pasurimin e tij, në sasinë e uraniumit të grumbulluar si dhe në hulumtimin dhe zhvillimin në aktivitetet e tij bërthamore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here